Shumica nga prindërit nuk i konsiderojnë aq të rëndësishme shkarravitjeve të fëmijëve, duke i konsideruar ato vetëm si vijëza të thjeshta sa për të kaluar kohën, por një studim i ri shkencor sugjeron të i analizon më shumë punimet e tyre.
Ky sugjerim vie si rrjedhojë e faktit se vizatimet e fëmijëve tuaj mund të tregojnë nese ata janë gjeni.
Bazuar në studimin në fjalë, thekson se vetëm një detaj i veçantë të cilin e bëjn fëmijët e moshës 7-9 vjeçare kur janë duke vizatuar njerëz, tregon shumë për zhvillimin e trurit të tyre, shkruan Made for Mums, transmeton Gazeta Shneta.
Në mesin e 30 shenjave të gjenialitetit të fëmijëve, të shfaqura në detajet e vizatimit të fëmijës, duhet të kërkoni të gjeni: mjekrën, grimin e syve, mukusin, quklat e lëkurës, protezat, kravatën, bexhin, qimet e krahëve, dorëzat, unazat, zingjirin e kuletës, dhe belin e theksuar në trup.
Gjithashtu, edhe thithkat e gjoksit, organet gjenitale, dhe urina, me shumë gjasë janë pjesë e vizatimit të fëmijëve gjenial, fakt i cili vie si çlirim i prindërve që janë turpëruar nga vizatimet e fëmijëve të njerëzve të zhveshur dhe të ekspozuar.
Në qoftë se fëmija juaj arrinë të vizatoj edhe detaje si, koka e personazhit e kthyer në njërën anë, dora e futur në xhep të pantollonave, edhe këto janë detaje që ua vërtetojnë se keni një fëmijë shumë të zgjuar.
Studimi shkencor tregon se nëse fëmija vizaton vath në hundë, gjunjë, lidhëse këpucësh, dhe vijëza të drejta në mënyrë perfekte, ai nuk është gjenial. Truri i tij ka zhvillim mesatar.
Prandaj, radhës tjetër kur grumbulloni vizatimet e tij/saj, shikon me kujdes nëse hasin ndonjërën nga këto detaje të vogla por shumë të rëndësishme. /Gazeta Shneta/