Sipas një deklarate nga Departamenti i Shëndetësisë, në New York, është raportuar rasti i parë i rekasionit alergjik pas marrjes së vaksinës anti covid.
Në këtë periudhë është e paqartë në qoftë se reaksioni ndodhi si pasojë e vaksinës nga kompania Pfizer, por stafi shëndetësor paralajmëroi se rastet e tilla janë të rralla shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Ne kemi pranuar një njoftim, në të cilin është bërë e ditur se një punonjës shëndetësor pas marrjes së vaksinës anti covid ka shfaqur reaksion alergjik.Pacienti është trajtuar dhe është në një gjendje të mirë shëndetësor”, thuhet në njoftim.
Deri më tani, pothuasje 30,000 vaksina janë administruar në New York./GazetaShneta/