Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,642 testime të kryera janë konfirmuar 353 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 279 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 49,269.
Nga 353 raste pozitive me Covid-19, 97 prej tyre janë shënuar vetëm në kryeqytet.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 5,172 raste aktive./GazetaShneta/