Një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën si pasojë e dozës së tepruar të substancave narkotike, raporton Gazeta Express.
Tri ditë më parë i njëjti ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa mbrëmë ka vdekur. Aktualisht ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.
Express merr vesh se bëhet fjalë për viktimën A.I.
Rastin e ka konfirmuar edhe Agron Borovci, zyrtar për informim nga Policia e Kosovës.
“Me date 24.03.2018 i njejti eshte shtrire ne QKUK per shkak te intoksikimit nga substancat narkotike.Nderkaq me 26.03.2018 rreth ores 23:30 polica eshte njoftuar se i njejti ka nderruar jete. Aktualisht rasti eshte cilesuar si vdekje e dyshuar dhe policia ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat e vdekjes”, tha Borovci për Gazetën Express.
Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. / Gazeta Shneta