Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se tani e tutje vendimet për masat kundër COVID-19 do t’i marrë Ministria e Shëndetësisë.
Kryeministri në detyrë në konferencë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi për gjendjen e vendit në luftën kundër COVID-19.
“Prej sot vendimet i merr Ministria e Shëndetëisë. Ato merren për komuna të caktuara me rekomandime që vijnë nga IKSHPK. Covid është një virus që po vret. Sfida është e madhe, ashtu kur i shtohet edhe fakti se kemi një sistem të shëndetësisë që lë për të dëshriuar. Nuk e dimë edhe sa do të zgjas kjo pandemi, por e dimë se muaji maj do të jetë vendimtar për ne”, u shpreh Kurti.
Në anën tjetër, ministri Vitia deklaroi se masat momentale do të hynë në fuqi sonte, ndërsa priten masa të tjera shtesë rigoroze ditëve në vijim.
“Këto masa do të jenë në fuqi, deri në vendimin e radhës, e ato më rigoroze, pas konsultimeve do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 o 3 ditëve”, u shpreh ministri Vitia. /Gazeta Shneta/