Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Të shtëna me armë janë dëgjuar në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, ku mësohet se burri ka vrarë ish- gruan në mes të rrugës.
Ish – bashkëshortja, Fildes Hafizi ka qenë duke hipur në makinën e saj tip “Benz”, ngjyrë gri, në momentin që është qëlluar dy herë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se pas krimit Fadil Kasemi, 53 – vjeç, është dorëzuar në polici.
Nuk dihen ende arsyet e krimit në familje. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton krimin.
Njoftim i policisë:
Policia arreston 53 – vjeçarin autorin e vrasjes së ish-bashkëshortes.
Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi, 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip “Benz”, ish bashkëshorten, shtetasen Fildes Hafizi , 39 vjeç, e cila ka mbetur e vrarë.
Është sekuestruar arma e krimit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur./ tvklan.al