Informacionet e fundit nga bota rreth pandemisë covid-19, mund t’i lexoni më poshtë .
Gjermania: Në 24 orët e fundit, në Gjermani identifikohen mbi 11 mijë raste pozitive.Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI), ku tutje shtoi se 30 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e covid-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Republika Çeke: Konfirmohen afro 15 mijë raste pozitive me covid-19 në Republikën Çeke.Ndërsa, deri më tani janë 208,915 raste të identifikuara që nga pandemia.
Italia: Regjistrohen 127 viktima me covid-19 gjatë ditës së djeshme në Itali.Vendi konfirmoi rritjen më të lartë të raste pozitive një ditë më parë, ku u raportuan mbi 15 mijë raste pozitive.
“Në Milano, Napoli dhe Romë është përhapur virusi në mënyrë të pakontrolluar”, ka thënë Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali.
Brazil: Senatori brazilian Arolde de Oliveira ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pas ndërlikimeve që pati me covid-19.
SHBA: Konfirmohen mbi 62 mijë raste pozitive dhe 1,124 viktima si pasojë e covid-19 në Shtetet e Bashkuara, njofton Universitetit Johns Hopkins./GazetaShneta/