Grupi i personave mbi 65 vjeç e lart kanë një rrezik më të lartë të ri-infektimit me COVID-19 nëse nuk vaksinohen.
Edhe nëse jeni infektuar më parë me COVID-19, qëllimi juaj më i mirë për imunitetin është marrja e vaksinës shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Vaksinat duhet të jenë efektive në parandalimin e ri-infektimit, por variantet COVID-19 mund të paraqesin një problem.
Nëse jeni infektuar me COVID-19, trupi juaj mund të ketë ndërtuar tashmë një imunitet natyror ndaj virusit pa vaksinim. Por ekspertët kanë zbuluar se ky nuk është rasti për të gjithë.
Hulumtimi i ri i botuar në ‘The Lancet’ këtë muaj gjeti se imuniteti natyror nga njerëzit e rikuperuar nga COVID-19 zgjatë për të paktën gjashtë muaj – por ky efekt nuk ishte aq i fortë tek grup-mosha mbi 65.1 vjeç.
Ekipi hulumtues zbuloi se vetëm 47% e personave mbi 65 vjeç ishin të mbrojtur nga ri-infektimi krahasuar me rreth 80% të të rriturve.
Rezultatet konfirmojnë nevojën urgjente për vaksinimin e të moshuarve që tashmë janë në rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes së rëndë COVID-19. /Gazeta Shneta/