Konsumimi i një ushqimi me yndyrë të lartë gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit për tre gjeneratat e ardhshme, sugjeron një hulumtim i ri.
Një dietë me yndyrë të lartë mund të shkaktojë inflamacion, i cili më parë ka qenë i lidhur me një rrezik në rritje të kancerit.
Ndryshimet gjenetike që kalojnë tek pasardhësit e ardhshëm zhvillohen gjatë tremujorit të dytë të gruas raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Autori i studimit, Dr Leena Hilakivi-Clarke nga Qendra Gjithëpërfshirëse e Kancerit Georgetown Lombardi, tha: “Studimet kanë treguar se gratë shtatzëna konsumojnë më shumë yndyrë sesa gratë jo-shtatzëna dhe rritja ndodh mes tremujorit të parë dhe të dytë.”
“Nga 1.7 milionë raste të reja të kancerit të gjirit të diagnostikuar në vitin 2012, 90 për qind nuk kanë shkaqe të njohura. Duke vënë këto fakte dhe gjetjet tona, së bashku me të vërtetë duhet menduar dy herë para se të futet diçka në organizëm.”, përfundon ai.
Një dietë me yndyrë të lartë mendohet të shkaktojë kancerin e gjirit pasi ai ka qenë më parë i lidhur me inflamacion, i cili është i lidhur me një rrezik në rritje të gjendjes.
Ndryshimet gjenetike që kalojnë tek pasardhësit e ardhshëm zhvillohen gjatë tremujorit të dytë të gruas.
Gjetjet janë botuar në revistën e Kërkimeve për Kancer të Gjirit./Gazeta Shneta/