Marka e mirënjohur Nike ka bërë të ditur se do të lansojë hixhabin sportiv për gratë myslimane.
Hixhabi është dizajnuar dhe testuar nga Zahra Lari dhe Amna Al Haddad, me qëllim që gratë me mbulesë të mos kenë pengesa për t’u marr me sport, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Hixhabi nuk do të dalë në shitje deri vitin e ardhshëm, por menjëherë ka ngritur shumë reagime.
Shumë njerëz e kanë kritikuar kompaninë, duke pretenduar se ky model do të legjitimojë shtypjen e grave.
Madje disa kanë kërcënuar se do të bojkotojnë veshmbathjet e Nike-s. /Gazeta Shneta/
I will NEVER buy anything Nike again! Their greed for $$ is so great now accommodating Muslims? No sharia law in America!!???? #BOYCOTTNIKE pic.twitter.com/GW5TKWyMWx
— Cici (@Ptkay) March 9, 2017