Për gratë shtatzëna, rreziqet nga duhani janë edhe më të mëdha sepse toksinat thithëse janë helmuese edhe për fëmijën e tyre të palindur, duke vendosur fazën e problemeve të shumta shëndetësore qysh në fillesat e jetës së tyre.
Le të hedhim një vështrim se si pirja e duhanit prek edhe nënën dhe fëmijën në zhvillim që ajo mban në bark, shkruan VeryWellFamily, përcjell Gazeta Shneta.
Hulumtimet kanë treguar që mund të jetë më e vështirë te gratë duhanpirëse që të mbesin shtatzënë, kështu që nëse po mendoni të keni fëmijë, do të ishte në avantazhin tuaj të ndaloni pirjen e duhanit përpara se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë.
Në anën tjetër, duhanpirëset shtatëzëna kanë dy herë më shumë të ngjarë të kenë placentën previa, gjendje në të cilën placenta është ngjitur në murin e ulët të mitrës shumë afër qafës së mitrës.
Gratë me previa të placentës shpesh duhet të lindin me anë të prerjes cezariane.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Abstruksioni i placentës ndodh kur placenta shkëputet nga mitra para kohe. Kjo mund të shkaktojë lindje të parakohshme, dhe madje edhe vdekje të hershme të foshnjave.
Duhanpirëset shtatëzana janë 1.4 deri në 2.4 herë më shumë të predispozuar që kjo gjendje të zhvillohet te ato, në krahasim me homologët e tyre që nuk marrin duhan.
Poashtu, gratë që pinë duhan gjatë shtatëzanisë kanë më shumë të ngjarë të pësojnë çarje të parakohshme të qeses amniotike, duke e bërë më të vështirë për to – që të bartin deri në termin e plotë të gestacionit foshnjën tuaj.
Shkencëtarët kanë gjetur edhe një marrëdhënie shkaku dhe efekti midis pirjes së duhanit ose ekspozimit të dorës së dytë të duhanit gjatë shtatëzanisë dhe peshës së ulët të lindjes.
Pesha e ulët e lindjes është një nga shkaqet kryesore të vdekjes së foshnjave në Shtetet e Bashkuara – sot me 300.000 vdekje që i atribuohen asaj çdo vit./Gazeta Shneta /