Nis hetimi ndaj mjekut që thoshte se shëron homoseksualitetin

2018-08-19 në ora 08:54

Është vënë nën hetime nga autoritetet zvicerane një mjek i cili pretendon se mund të shërojë homoseksualitetin.

Kështu, Ministri Rajonal i Shëndetësisë, Mauro Poggia ka kërkuar nga një komision për mbikëqyrjen e profesionistëve të shëndetit të hap një hetim në lidhje me këtë praktikë të këtij mjeku.

‘’Për të, homoseksualiteti është një sëmundje që mund të shërohet. Ky element mjafton për të justifikuar hapjen e një hetimi’’, thotë Ministri Poggia.

Ky vendim si duket erdhi pasi një lum komentesh u drejtuan nga mjeku në rrjetet sociale si dhe duke reaguar ndaj një artikulli që mjeku kishte botuar në 2009-tën rreth homoseksualitetit.

Ky mjek që është mjek i përgjithshëm në Gjenevë dhe i cili është i licencuar, është duke praktikuar një terapi homeopatike, që sipas tij këtë simptomë të veçantë mund ta shërojë si në djem ashtu edhe në vajza.

‘’Homoseksualizmi është një simptomë si çdo tjetër, si të kesh dhimbje koke ose ethe. Nuk e kuptoj se cili është problemi’’, ishte shprehur mjeku./Express/