Shumicën e kohës, të metat e zakonshme të lëkurës si nishanet e lëkurës ose cistat në lëkurë nuk janë asgjë më shumë se të padurueshme dhe të bezdisshme.
Nishanet në lëkurë: Të bezdisshme por zakonisht beninje
Nishanet në lëkurë janë rritje e lëkurës me ngjyrë mishi që zakonisht zhvillohen në zonat e trupit ku lëkura dshihet së bashku, siç është qafa, sqetulla ose ijea, transmeton Gazeta Shneta.
Nishanet nuk diskriminojnë, prekin njerëz të të gjitha moshave dhe llojet e trupit dhe mund të ndodhin kudo, përfshirë fytyrën.
Kur nishanet e lëkurës janë të përdredhura, të irrituara ose të gjakosura kjo mund të jetë një arsye e mirë për tu konsultuar me ndonjë mjek.
Cistat e lëkurës
Cistat e lëkurës të quajtura cista epidermoide janë të ndryshme nga nishanet e lëkurës. Ato janë nyje të vogla që formohen nën lëkurë dhe mbushen me keratinë, një proteinë strukturore që gjendet në lëkurë. Cistat mund të zhvillohen në pjesë të ndryshme të trupit.
Zakonisht ato nuk janë për tu shqetësuar dhe nuk kanë nevojë të hiqen, përveç nëse iu shqetësojnë. Por, nëse ato kanë dhimbje, duhet të kontrolloheni pasi ka tumore të ndryshme që mund të shfaqen si gunga nën lëkurë./GazetaShneta/