Gratë shtatzëna në kohërat e sotme dinë më shumë se ato para 20 vitesh se si ta determinojnë një lindje të sigurt. Meqenëse kjo praktikë frekuentuese e informimit rreth problemeve të shtatzënisë është mjaft prezente ditët e sotme, në kuadër të ndërlikimeve futet edhe nivelet e ulëta të lëngut amniotik.
“Oligohidraminoza” është termi mjekësor kur gratë shtatzëna kanë mungesë të lëngut amniotik në trupin e tyre. Lindja e nxitur, apo përshpejtimi i lindjes përmes medikamenteve, është mjaft i zakonshëm kur trupi ka mungesë të këtij lëngu, transmeton Gazeta Shneta.
Me sa duket, kjo gjendje shëndetësore përmban rreziqe të mëdha, përfshirë ndërprerjen në zhvillimin e bebes dhe në atë të placentës.
Sasia e lëngut amniotik, në mënyrë tipike, matet përmes ultrazërit. Megjithatë, shumë praktikues mjekësor pajtohen se ultrazëri nuk është tregues aq preciz.
Sapo ta merrni vesh se ju është shfaqur kjo gjendje shëndetësore, vizitoni ofruesin tuaj shëndetësor. /Gazeta Shneta/