Sipas një studimi të ri nga Australia, nënat që marrin shtesa të vitaminës D gjatë shtatzanisë mund të ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së tipareve të autizmit tek fëmijët e tyre. Këto zbulime bazohen në hulumtimet e mëparshme të zbuluan se gratë shtatzëna me nivele të ulëta të Vitaminës D në 20 javë kishin më shumë gjasa të kishin një fëmijë me tipare autike deri në moshën 6 vjeç.
Sipas studimit, gratë shtatzëna që përdorën vitaminë D aktive në tremujorin e tyre të parë prodhuan pasardhës që nuk zhvilluan tipare të lidhura me autizmin, duke siguruar prova të mëtejshme të rolit thelbësor që luan vitamina D në zhvillimin e trurit, transmeton Gazeta Shneta.
Por, ndërsa vitamina D është thelbësore për ruajtjen e kockave të shëndetshme, sipas Dr. Wei Luan, një studiues, forma aktive hormonale e vitaminës D nuk mund t’u jepet grave shtatzëna sepse mund të ndikojë në skeletin e fetusit në zhvillim.
Sipas tyre, studimet e ardhshme do të ndikojnë të përcaktohet se sa është e nevojshme që gratë shtatzëna të marrin vitamina D hormonale aktive në qarkullimin e gjakut. /GazetaShneta/