Një rast i rrallë e i binjakëve të ngjitur me njëri-tjetrin në barkun e nënës, ose të njohur ndryshe si binjakët siamezë, ka ndodhur në Spitalin Special për gjinekologji dhe obstetrikë “European Clinic Kosova” në Gjakovë.
Kjo ndodh kur embrioni ndahet më vonë se koha e duhur (pra jo ne momentet e para të shtatzanisë) dhe shfaqet një rast për 120 000 të porsalindur. Mund të dallohet nëse kemi të bëjmë me binjakë siamezë që në momentet e para të shtatzanisë, dhe në këtë rast fëmijët nuk ndajnë vetëm të njëjtën qese por edhe të njëjtin trup, të njëjtat organe. Janë gjithmonë së të njëjtës gjini.
Meqe zhvillohen nga një vezë e vetme e fertilizuar, binjakët siameze janë gjenetikisht identike. Nuk ka binjakë siameze mashkull-femër. Tek binjakët siameze veza fillon të ndahet, siç bën për binjakë identike. Megjithatë, në një pikë gjatë zhvillimit embrional veza ndërpret ndarjen por vazhdon të zhvillohet. Mungesa e ecjes së ciklit të ndarjes por zhvillimi i plotë i vezës sjell binjakët e bashkengjitur.
Nënat që kanë një fetus me këtë gjendje sigurisht që do të monitorohen nga afër nga një mjek. Më vonë, ekipi i mjekëve do të vendosë për veprimin e duhur për gjendjen e foshnjës.
Ndryshe spitali “European Clinic Kosova” udhëhiqet nga gjinekologia e njohur Dr. Aida Kumnova.