Një djalë adoleshent i infektuar me COVID-19 u largua nga kujdesi intenziv për shkak se nuk e kishte paguar sigurimin shëndetësor

2020-03-28 në ora 16:01

Një 17 vjeçar, vdekja e të cilit lidhet me COVID-19, pavarësisht se nuk kishte kushte shëndetësore të raportua më parë, iu mohua trajtimi në një institucion mjekësor në Kaliforni për shkak që nuk e kishte të paguar sigurimin shëndetësor.

Rex Parris, kryetari i bashkësisë së Lancasterit, Kaliforni, konfirmoi vdekjen e adoleshentit në një video të postuar në YouTube të mërkurën, në të cilën ai paralajmëroi banorët të marrin seriozisht pandeminë globale dhe të praktikojnë vetë izolimin dhe masat distancuese sociale, transmeton Gazeta Shneta.

Kryetari i bashkisë tha se adoleshenti “nuk kishte sigurim, kështu që ata nuk e trajtuan të infektuarin me COVID-19”. Stafi mjekësor më pas i tha fëmijës të shkonte në një spital publik lokal.

“Gjatë rrugës për në spitalin lokal ai kishte pësuar sulm kardiak. Ata ishin në gjendje ta ringjallnin atë dhe ta mbanin gjallë për rreth gjashtë orë. Por, deri në momentin kur arriti atje, ishte vonë.”, shtoi ai.

Vdekja e adoleshentit vjen mes një vale raportesh për viktima të reja që vuajnë nga simptoma vdekjeprurëse nga COVID-19, duke kundërshtuar supozimet e mëparshme se virusi ishte vetëm fatal për disa pacientë të moshuar dhe njerëz me kushte të rënda themelore. /GazetaShneta/