Një dozë e tretë e vaksinës anti covid, Pfizer, u zbulua se është 86 për qind efektive te personat mbi moshën 60 vjeçare.
Ofruesit e kujdesit shëndetësorë në Izrael kanë bërë të ditur se doza e tretë e vaksinës anti covid nga Pfizer është 86 për qind efektive kundër varianteve të Covid-19 te personat mbi moshën 60 vjeçare shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mes tjerash, ata bënë të ditur se nga 149,144 persona që kishin marr dozën e tretë të vaksinës nga Pfizer, prej tyre 37 kanë rezultuar pozitiv krahasuar me 1,064 persona të infektuar me Covid, e të cilët kishin marr vetëm dy doza të vaksinës.
Kompania Pfizer ka njoftuar se efikasiteti i vaksinës fillon të zvogëlohet me kalimin e kohës dhe se një dozë e tretë tregon antitrupa neutralizues dukshëm më të lartë kundër varianteve të Covid.
Muajin e kaluar, Izraeli ka filluar administrimin e dozës së tretë te qytetarët, dhe aktualisht 1.1 milionë persona kanë marr dhe dozën e tretë të vaksinës.
Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë mbesin të shqetësuar pasi rastet e infektimit kanë filluar të rriten, e sidomos te personat e pavaksinuar./GazetaShneta/