Një e katërta e punëtorëve shëndetësorë në Britani të Madhe po hezitojnë ta vaksinohen me vaksinat anti-covid.
Një hulumtim i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Britani, ka rezultuar se një e katërta e punonjësve të kujdesit shëndetësor kanë shprehur hezitimin e tyre për vaksinat, shkruan TheGuardian, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas hulumtimit, arsyet e hezitimit për t’u vaksinuar lidhen me konspiracionet, dyshimet në lidhje me provat e vaksinës, imuniteti ose antitrupat që kanë fituar pasi kanë kaluar koronavirusin.
Profesoresha Katherine Woolf e cila është bashkëautore e hulumtimit, ka deklaruar se mosbesimi dhe keqinformimi në lidhje me vaksinat mund të luaj rol të rëndësishëm në luftën kundër hezitimit për vaksinim.
“Ne urgjentisht kemi nevojë për strategji për të krijuar besim kundër miteve për vaksinat Covid-19, veçanërisht brenda komuniteteve ku ka më shumë hezitim. Adresimet e shëndetit publik duhet të jenë gjithëpërfshirëse, jo stigmatizuese dhe të përdorin burime të besueshme”, ka deklaruar ajo. /Gazeta Shneta/