Një e treta e stafit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe punëtorëve të tjerë kryesorë kanë rezultuar pozitiv, sipas të dhënave të lëshuara nga qeveria britanike.
Sipas shifrave të lëshuara të hënën, janë testuar 16,888 persona që janë në kategorinë e “punëtorëve kryesorë dhe familjeve të tyre”. Deri më tani 5,733 – ose 34% – konfirmohet se kanë virusin shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Qeveria ka qenë nën presion për të rritur testimet për punëtorët e NHS dhe familjet e tyre, mes shqetësimeve për mungesën e pajisjeve mbrojtëse.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock ka thënë më parë se stafi i NHS do të jetë në gjendje të testohet sipas planit të qeverisë.