Një grua 89-vjeçare në Holand është regjistruar si viktima e parë pas riinfektimit me koronavirus.
Pacientja kishte qëndruar për tre javë në spital pasi ishte infektuar për herë të dytë me Covid-19, shkruan metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë kësaj kohe e ndjera ishte trajtuar edhe me kimioterapi, pasi vuante nga një lloj o rrall i kancerit në qelizat e bardha të gjakut. Ky lloj kanceri trajtohet me terapi, por nuk shërohet.
Riinfektimin me koronavirus e ka konfirmuar dje edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom. Deri më tani në botë janë konfirmuar disa raste të riinfektimit. /Gazeta Shneta/