Mjekët në Britaninë e Madhe, thonë se kanë gjetur një medikament të ri i cili parandalon sulmet në zemër dhe në tru, transmeton Gazeta Shneta.
Rreth 15 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sulmet në zemër dhe në tru, ndërkaq fondacioni britanik i zemrës, thotë se me këtë medikament kanë rezultate të papara, dhe është një hap shumë i rëndësishëm drejt luftimit të këtyre vrasësve.
Me këtë medikament, kolesteroli zbret poshtë, dhe mundësitë për sulme janë të vogla pothuajse fare.
Doktor, profesor Peter Sever ka thënë se sulmin në zemër dhe në tru e kanë penguar për çdo 74 pacient, që për ta është arritje e madhe.
I njohur si ‘Evolocumab’, është antitrup që përdoret sikur për sistemin imunitar për ta luftuar infeksionin.
Megjithatë, kjo është projektuar për ta mundur një proteinë në mëlçi, e njohur si PCSK9.
Ky antitrup, duhet të jepet në lëkurë çdo dy deri në katër javë.
Shuma është marramendëse, prof. Sever shpreson se kostoja do të ndryshoj, por fillimisht pritet të jetë rreth 2,000 funte në vit për pacient. /Gazeta Shneta/