Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga Covid-19, si dhe janë shënuar 21 raste të reja.
Të dhënat janë marr nga testimi i 2114 personave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
MSH ka njoftuar se janë shëruar edhe 111 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 832.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2743 persona, derisa numri total i vaksinave të administruara deri më sot ka arritur në mbi 86 mijë. /Gazeta Shneta/