Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një infermiere për 24 fëmijë në Pediatri, prindi: Me çfarë indiference menaxhohet QKUK-ja?

Lajme 16/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një prind e ka përshkruar një natë qëndrimi në Klinikën e Pediatrisë me fëmijën e tij, ku sipas tij një infermiere kujdeset për 24 pacientë.

Prindi Uran Haxha ka përshkruar vështirësitë për të marr shërbime në Klinikën e Pediatrisë për shkak të mungesës së mjekëve dhe infermierëve, si dhe infrastrukturës së dobët në objektin e vjetër të kësaj klinike, transmeton Gazeta Shneta.

Haxha i cili është gazetar me profesion, ka treguar se si bashkë me prind të tjerë me fëmijë të sëmurë me vjellje, barkqitje e temperaturë, kanë pritur në radhë të gjata për t’i vizituar mjeku në emergjencën e klinikës pasi aty kujdestaron vetëm një mjek/e.

Haxha ka shkruar se edhe pasi janë pranuar në repart aty ka parë mungesën e inferemierëve.

“Fatkeqësisht është vetëm ajo motër edhe për tjera gjëra, jo vetëm për pranim. Ajo duhet të kujdeset për 24 fëmijë, për pranimin e të rinjve, për dërgimin e analizave, për reagim në dhoma, për kanillat, për infuzionet, për dreqin e të birin”, ka shkruar ai.

“Unë nuk e kuptoj pse, si dhe me çfarë indeference menaxhohet QKUK-ja, kur e sheh që ka një fluks të madh në atë repart”, ka shkruar Haxha.

Lexoni postimin e plotë:

Dy-tri fjalë për Klinikën e Pediatrisë – QKUK

Në kohën që po shkruaj këtë status dhe ca kohë përpara kushdo që ka fëmijë të vegjël e din se çfarë virusi i keq po sillet dhe po u sjell fëmijëve të vjella dhe barkqitje të tmerrshme. E pashmangshme po jetë hospitalizimi dhe marrja e shërbimeve nga QKUK-ja.

Megjithatë, menaxhmenti i QKUK-së nuk e ka parë të arsyeshme që në Emergjencën e Pediatrisë ta rrisë numrin e doktorëve në pranim, të paktën në dy gjatë kujdestarisë. Radha e fëmijëve me të vjella e barkqitje, me temperaturë, nuk shterron, por vazhdon veç një doktor/e, sikur të jetë kohë normale. Kjo më shtyn të mendoj që menaxhmenti është jashtë realitetit.

Sikur të përfundonte me kaq, edhe mund ta kalonim disi. Mirëpo, nuk përfundon me kaq. Një infermiere vjen të marrë fëmijët që do të shtrohen në spital nga ana e vjetër, tek ana e re. Ngjitja në katin e dytë dhe kalimi nëpër një urë, është kalim në të paktën 30 vite vjetërsi infrastrukturore. Nga gjithçka me ndriçim, me hapësirë të nevojshme, me dyer e dritare të mira, kalon në diçka të arrnuar tek spitali i vjetër. Aty më krijohet përshtypja që shefat, ministrat, drejtorat vizitojnë vetëm përdhesat e spitaleve.

Fatkeqësisht është vetëm ajo motër edhe për tjera gjëra, jo vetëm për pranim. Ajo duhet të kujdeset për 24 fëmijë, për pranimin e të rinjve, për dërgimin e analizave, për reagim në dhoma, për kanillat, për infuzionet, për dreqin e të birin. Ndonjëherë janë edhe dy infermiere, por më shumë një. Në një moment kur erdhën dy prindër me dy fëmijë të sëmurë, që një prej tyre ishte 5-javësh, u desh që prindërit tjerë t’i shkonin në ndihmë infermierës, ngaqë skishte si ta lidhte kanillën, të nxirrte gjakun nga vena, të mbante epruvetën, të izolonte kanillën dhe të procedonte tutje. As fizikisht nuk ishte e mundur. Ankesa më nuk bënin, ngaqë e kishin kuptuar se askush nuk ua dëgjon.

Ato ndonjëherë edhe reagojnë keq, ndonjëherë edhe vonohen, por nuk kishin faj. Nuk mbulohej nga një njeri.

Kjo ishte vetëm në Repartin e Gastroenterologjisë Akute, se për reparte tjera s’mund të flas. Por, ato thonin se e njëjta gjendje është.

Unë nuk e kuptoj pse, si dhe me çfarë indeference menaxhohet QKUK-ja, kur e sheh që ka një fluks të madh në atë repart. Shpresojmë për ditë më të mira!

Artikulli paraprakFillon programi i specializuar i mjekësisë fetale në Gjinekologji të QKUK-së
Artikulli i rradhës Barnatoret sërish rrezikojnë jetën e qytetarëve me barna të kontrabanduara, arrestohen dy persona

Ju sugjerojmë

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së nesërme

24/03/2023 Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive

24/03/2023 Lajme

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

24/03/2023 Lajme

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

24/03/2023 Lajme

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

24/03/2023 Lajme

Urologu i QKUK-së: MSH promovon shërbimin për të cilin nuk e ka asnjë kontribut

24/03/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.