Një në dhjetë punëtorë shëndetësorë po kapin koronavirusin në të gjitha vendet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar me numrin e madh të infeksioneve të raportuara në mesin e punonjësve shëndetësor” tha Drejtori i Përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Në disa vende ka raporte se deri në 10 përqind të punonjësve shëndetësorë janë të infektuar. Ky është një trend alarmues kur punonjësit e shëndetit janë në rrezik, ne të gjithë jemi në rrezik”, shtoi ai.
Ai tha se në disa vende si Kina, Italia, Singapori, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara disa punëtorë janë infektuar jashtë ambienteve shëndetësore, siç janë në shtëpitë e tyre ose në komunitet.
Problemet e zakonshme përfshijnë njohejn me vonesë të Covid-19 dhe mungesën e trajtimit të sëmundjeve të frymëmarrjes.
Ai shton se shumë punonjës shëndetësorë po ashtu janë të ekspozuar ndaj një numri të madh të pacientëve në ndërrime të gjata me periudha joadekuate të pushimit. Gjithashtu edhe nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse. /GazetaShneta/