Moderatorja e famshme nga Kosova, Elita Rudi, s’ka shumë kohë që u bë nënë, për herë të parë në jetën e saj.
Elita i dha jetë një djali të shëndosh të cilin vendosi ta emërojë Zëri. E, Elita është duke e shijuar çdo ditë të të qenit nënë e Zërit.
Ajo po poston vazhdimisht fotografi me djalin e saj, duke treguar se po shijon faktin e të qenit nënë për herë të parë në jetën e saj.
Gjithsesi, ajo nuk e lë anash as veten e saj. Pas nëntë muajve jo të lehtë të shtatzënisë, Elita ka filluar të rifitojë trupin e saj, teksa në paraqitjet në rrjetet sociale, po shfaqet më e grimosur.
Kështu ndodhi edhe në fotografitë e fundit që ka publikuar. Edhepse duket më e bukur se kurrë, mund të vërehet se ajo ka pak kilogramë më tepër se do të duhej.
Sigurisht se është normale një gjendje e tillë pas shtatzënisë. Ndryshe, Zëri është fryti i parë i dashurisë mes Elitës dhe këngëtarit nga Peja me nofkën, Gjiko.