Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë lindur 23 nëna.
Një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Në total numri i bebeve të lindura është 24.
Sipas raportit të klinikës, 17 nëna kanë sjellë në jetë djem dhe 7 nëna kanë lindur vajza.
Me operacion cezarian kanë lindur fëmijët e tyre 6 nëna.
Lindjen, për herë të parë e kanë përjetuar 14 nëna. /Gazeta Shneta/