Gjatë 24 orëve të fundit, 230.370 raste të reja të Covid-19 në të gjithë botën janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) sipas raportit të së dielës. Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara në OBSH nga e gjithë bota në 12,552,765
Rekordi i mëparshëm për rastet e raportuara në OBSH në një periudhë 24-orëshe ishte me 10 korrik me 228,102 raste të reja shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Poashtu, raporti i së dielës kishte plus 5.228 vdekje gjatë 24 orëve të fundit nga virusi në të gjithë botën, duke sjellë numrin global të vdekjeve në 561.617, sipas OBSH-së. /Gazeta Shneta/