Një pacient i moshës mbi 50-vjeç ka ndërruar jetë nga sëmundja Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave nga IKSHPK, tetë raste të reja janë regjistruar nga gjithsej 1742 teste, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq në 24 orët e fundit poashtu janë administruar 2892 doza të vaksinës kundër Covid-19. Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shneta/