Koronavirusi mund të ndikojë te njerëzit në mënyra të ndryshme.
Për një bibliotekare pothuajse në pension, përvoja e saj me virusin që shkakton Sars-CoV-2 ndjehej si ‘sëmundje udhëtimi’ – dhe kështu rezultatet pozitive të testit ishin shumë befasuese, shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Duke mos u identifikuar me ndonjë nga shenjat klasike të koronavirusit, Alys Morgan i gaboi simptomat e saj si një problem i zakonshëm me stomakun.
“Ishte pothuajse si të kesh sëmundje udhëtimi,” kujton Alys. “Ose për këdo që vuan me migrenë ose sëmundje marramendjeje ishte paksa e tillë”.
63-vjeçarja, kujtoi sëmundjen me një ndjenjë dërrmuese të të përzierave që e ndalonin atë të hante ose të pinte.
“Unë thjesht isha e shtangur dhe nuk e prisja aspak për një rezultat pozitiv me Covid”.
“Unë nuk kisha asnjë nga simptomat normale si një temperaturë të lartë ose një kollë” përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/