Smartfonët dhe tabletët janë një ndër pajisjet që më së shumti frekuentohen gjatë ditës nga fëmijët. Por, duke e ditur papastërtinë e tyre, respektivisht mikrobet që mbajnë, ato mund të nxisin edhe morrat tek fëmijët.
Të paktën kështu konfirmon një studim nga Klinika Australiane, të cilët gjithnjë e më shumë po e fajësojnë edhe grumbullimin kokë-më-kokë të fëmijëve për të shikuar ndonjë gjë në telefon, duke ua bërë të mundshme depërtimin nga një kokë në kokë tjetër morrave, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse nuk ekziston ndonjë mënyrë efikase për parandalimin e përhapjes së tyre, Michael Lawless nga Klinika Australiane rekomandon ndërgjegjësimin e prindërve në lidhje me menjanimin.
Ai gjithashtu rekomandoi që fëmija të vendosë kapelë përgjatë qëndrimit me fëmijët e tjerë, me qëllim të ndërmarrjes së një mase parandalimi për përhapjen e këtyre insekteve.
“Prindërit duhet të përgatiten duke kontrolluar rregullisht kokën e fëmijës së tyre, pasi vetëm rreth 30 përqind e njerëzve në të vërtetë u shkaktohet kruarje koke pa ndonjë arsye,” theksoi Lawless./Gazeta Shneta/