Kanceri i vezores është njohur si “vrasësi i heshtur” për shkak të mungesës së simptomave të dukshme derisa gjendja të jetë mjaft e përparuar, ku mund të shkaktojë marrëdhënie intime të dhimbshme, shtim të pashpjegueshëm të peshës, dhe më shumë probleme të cilat do i shtjellojmë tutje.
Rreziku mesatar i jetës për të zhvilluar këtë kancer është vetëm 1.3 përqind,shkruan VeryWellHealth por meqenëse sëmundja shpesh manifestohet pa shenja e simptoma derisa të arrijë në fazat e përparuara, është shkaku i pestë më i zakonshëm i vdekjeve të lidhura me kancerin tek gratë.
Mund të përdoren trajtime të tilla si operacioni dhe kimioterapia, megjithëse suksesi i tyre zvogëlohet në raport me përparimin e sëmundjes transmeton Gazeta Shneta.
Sistemi riprodhues femëror përbëhet nga vagina, qafa e mitrës (pjesa e poshtme e mitrës), mitra, dy tuba fallopiane dhe dy vezore.
Vezoret janë përafërsisht në madhësi sa një bajame dhe janë përgjegjës për zhvillimin dhe lëshimin e një veze me çdo cikël menstrual.
Ato janë gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e estrogjenit dhe progesteronit të hormoneve.
Kanceri i vezores zakonisht fillon në pjesën e tubit fallopian më të afërt me një vezore dhe më pas përhapet në atë vezore.
Simptomat e kancerit të vezores shpesh janë delikate dhe të paqarta në fazat e hershme të sëmundjes dhe shpesh i atribuohen kushteve të tjera, më pak serioze
Disa nga simptomat dhe shenjat përfshijnë: Ndryshimet në zakonet e zorrëve, si kapsllëku ose diarreja, dhimbje ose presion i legenit, një nevojë e shpeshtë për të urinuar ose urgjencën urinares si dhe ënjtje e barkut. /Gazeta Shneta/