Një mjek në Spitalin e Gramshit në Shqipëri është kanosur me thikë nga një person.
Policia ka bërë të ditur se kanosja ka ndodhur për motive të dobëta, shkruan Gazeta Shneta.
Shtetasi B.H. 43 vjeçar është arrestuar nga Policia, ndërsa i është konfiskuar edhe arma e ftohtë.
Njoftimi i plotë:
Kanos me armë të ftohtë (thikë) në oborrin e spitalit mjekun e Spitalit Gramsh, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : B.H, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj,Gramsh Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun.