Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një person vdes nga uria “çdo katër sekonda”

Lajme 20/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda, kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën, duke bërë thirrje për marrje të vendimeve në gjithë botën “për t’i dhënë fund spirales së krizës globale të urisë”.

Në një letër të hapur, të adresuar për liderët botërorë që mblidhen në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 238 organizata nga 75 shtete, duke përfshirë, Oxfam, Save the Children dhe Plan International, kanë shprehur zemërim për nivelet e larta të urisë në botë.

“Rreth 345 milionë njerëz janë duke u përballur me uri të rëndë, shifrat janë rritur më shumë se dyfish prej vitit 2019”, kanë thënë organizatat përmes një deklarate.

“Pavarësisht premtimeve nga liderët botërorë se nuk do të lejojnë më kurrë uri në shekullin XXI, kriza e urisë është ende prezente në Somali. Rreth botës, 50 milionë njerëz janë në prag të urisë në 45 shtete”, kanë thënë ato.

Duke përmendur se rreth 19.700 njerëz vlerësohet se vdesin çdo ditë si pasojë e urisë, organizatat joqeveritare kanë thënë se kjo shifër nënkupton se një person vdes çdo katër sekonda.

“Është turp që me gjithë këtë teknologji në bujqësi, dhe teknika tjera, sot po flasim për uri në shekullin 21”, ka thënë Mohanna Ahmed Ali Eljabaly, nga njëra prej organizatave që kanë nënshkruar deklaratën.

“Nuk ka të bëjë vetëm me një shtet, apo një kontinent, dhe uria kurrë nuk ka qenë arsyeja e vetme. Kjo situatë flet për padrejtësinë e gjithë njerëzimit”, ka thënë ai.

Ndër vendet që përballen më së shumti me uri janë: Somalia, Haiti, Xhibuti, Kenia, Nigeri, Afganistani, Guatemala, Madagaskari dhe Burkina Faso./REL/

Artikulli paraprakTë rriturit dhe gratë e reja, gjithnjë e më shumë po kërkojnë trajtim për problemet e shëndetit mendor
Artikulli i rradhës ShSKUK reagon për zyrën e infermierëve: Nuk e kemi shuar por ka qenë zyrë jo ligjore

Ju sugjerojmë

“Omeprazol” u kthye në treg, Dreni Pharm: Largimi u bë me tendencë, po shqyrtojmë paditë

21/09/2023 Lajme

Kardiologu shqiptar emërohet kryemjek kryesor në repartin e Kardiologjisë në Klinikën “Essen Nordrhein-Westfalen” në Gjermani

21/09/2023 Lajme

Pacientja asprioi një kurorë dhëmbësh të stomatologu, mjekët në Pulmologji i shpëtojnë jetën përmes bronkoskopisë

21/09/2023 Lajme

AKPM njofton se ilaçi ‘omeprazol’ ka rezultuar brenda standardeve në dy laboratorë

21/09/2023 Lajme

Krasniqi me video nga Oftalmologjia: Dërgojani videon Kurtit dhe Vitisë mos helbete po e kryjnë naj punë

21/09/2023 Lajme

Në urgjencën e Durrësit doktoresha e turnit përzë pacientët në shtëpi

21/09/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.