Mikrobiologu Prof. Lul Raka është kërcënuar me jetë nga një qytetar përmes një mesazhi në Facebook.
Raka ka publikuar mesazhin e qytetarit emrin e të cilit e ka mbuluar. Ai i ka kërkuar Rakës që të mos rekomandojnë karantimin për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
“O maxhup me bo me na shti në karantinë, kom me të kall për së gjalli me krejt familjen”, i ka shkruar ky qytetar Rakës në mesazhin privat.
Pas publikimit të këtij mesazhi profesori ka marr shumë komente përkrahëse nga qytetarët duke dënuar mesazhin kërcënues ndaj tij. /Gazeta Shneta/