Një radiolog i Klinikës së Radiologjisë në QKUK është konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Gazeta ka mësuar nga burime brenda klinikës se radiologu nga Vushtrria është testuar dje dhe ka dal pozitiv me koronavirus.
Mjeku ishte testuar pasi kishte shfaqur simptoma dhe kishte kryer një CT e cila kishte treguar shenja të dukshme të pneumonisë. Paraprakisht radiologu kishte punuar në klinikë.
Gazeta ka kontaktuar mbrëmë me mjekun por nuk ka arritur të bisedojë me të. /Gazeta Shneta/