Gjashtë raste të reja sot janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Kosovë.
Një prej tyre është një grua së cilës i është marr mostra ditën e djeshme ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me analizën e Institutit Kombëtar, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin e ka konfirmuar zv.ministri i Shëndetësisë dr. Izet Sadiku në një deklaratë për Gazetën. “Është një grua që ka ardhur nga Zvicra. Dje ka pas simptoma të buta dhe i janë marr mostrat në Klinikën Infektive. Sot është konfirmuar pozitive dhe është vendos në klinikë”, ka deklaruar Sadiku.
Ky rast është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik./Gazeta Shneta/