Jade Roberts, 34 vjeç, mbeti e tronditur ku djali i saj 17-muajsh doli pozitiv me Covid-19 pasi kishte një skuqje, e cila u përhap në tërë trupin.
Roberts, e cila njëkohësisht është edhe infermiere në Spitalin West Suffolk, ka paralajmëruar se një simptomë e mundshme e Covid-19 po zhvillohet te fëmijët shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Fillimisht, vogëlushi kishte pasur njolla të vogla, të kuqe në fytyrë dhe trup.Mjekët konkluduan se kishte reaksion alergjik, por Roberts nuk ishte e bindur se mjekët kishin të drejtë.
Pas konfirmimit se fëmija është pozitv me Covid-19, Jade ndau në faqen e saj zyrtare në Facebook foto të djalit të saj për t’i bërë njerëzit të vetëdijshëm për simptomat që po paraqiten te fëmijët.
Ndonëse janë një nga kategoritë më pak të rrezikuar, në shumë raste edhe fëmijët kanë pësuar simptoma të rënda të Covid-19./GazetaShneta/