Bazuar në gjetjet e tyre në të dhënat nga epidemitë e kaluara të viruseve të frymëmarrjes, studiuesit amerikanë paralajmërojnë për rreziqet afatmesme dhe afatgjata të sekuencave neruologjike te pacientët që janë rikuperuar nga Covid-19.
Një artikull nga tre studiues amerikan në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, paralajmëron për ndikime të mundshme afatgjata nerologjike te pacientët që janë rikuperuar nga Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
“Raportet tashmë janë duke shfaqur simptoma akute të lidhura me sistemin nervor qendror në individë të prekur nga Covid-19, përfshirë incidencën më të madhe në goditje të pacientëve të infektuar rënë në Wuhan të Kinës, së bashku me deliriumin dhe humbjen e nuhatjes”, theksuan autorët.
Hulumtimi i përshkruar në këtë punim u përqendrua në ndikimin që SARS-CoV-2 mund të ketë në sistemin nervor qendror të njeriut dhe rezultatet neuropsikiatrike në pacientët e infektuar me virusin.
Studimi tregon se të dhënat nga pandemitë e mëparshme virale të frymëmarrjes, të cilla si SARS-CoV-1 në 2002, H1N1 në 2009 dhe MERS-CoV në vitin 2012, raportojnë norma më të larta të narkolepsisë, encefalit (inflamacion të trurit) dhe të tjera neuromuskulare.
Sipas autorëve të hulumtimit, pasojat neropsikiatrike të pandemisë aktuale nuk dihen ende, por ka të ngjarë të jenë domethënëse dhe mund të zgjasin me vite. /GazetaShneta/