Përgjatë vitit që lamë pas, por edhe tani, njerëzit janë përballur me izolimin dhe ndjenjën e vetmisë si pasojë e respektimit të masave anti covid për të parandaluar transmetimin e virusit.
Si rezultat i distancës fizike është rezultuar në rritjen e nivelit të ankthit dhe depresionit tek shumë individë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studimi i botuar në JAMA Psychiatry zbuloi se komunikimi përmes telefonit me personat tjerë ka ulur ndjeshëm nivelet e depresionit dhe ankthit, kështu duke përmirësuar shëndetin mendor të pjesëmarrësve.
Ky studim u realizua nga 6 korriku deri më 24 shtator të vitit 2020, duke vëzhguan 240 pjesëmarrës të moshës 27 deri në 101 vjeç.Fillimisht, studiuesit matën vetminë, depresionin dhe ankthin dhe të njejtën pas katër javësh.
Telefonuesit ishin 17 dhe 23-vjeç, të cilët ishin të trajnuar në teknikat e zhvillimit të një bisede duke treguar empati për pjesëmarrësit.Secili prej tyre kontaktonte 6 deri në 8 pjesëmarrës çdo ditë, pas së cilës numri i thirrjeve u zvogëlua në dy thirrje në javë.
Studiuesit konkluduan se pjesëmarrësit të cilët ndiheshin të shqetësuar në fillim, numri i tyre ra në 37 përqind, kurse tek personat me depresion u ulë ndjeshëm në 25 përqind.
Dr.David Roane, vë në dukje se njerëzit që nuk kanë marrëdhënie me të tjerët kanë më pak motivim për t’u kujdesur për veten e tyre.Rrjedhimisht, izolimi në vetvete mund të ketë një efekt të drejtpërdrejt në aspektin fiziologjik dhe të ndikojë drejtpërdrejt në aspektin e shëndetit mendor.
Në anën tjetër, Maninder K.Kahlon, PhD, bashkëautore e studimit, shpjegoi se depresioni dhe ankthi janë dy nga shqetësimet kryesore të shëndetit mendor.
Ajo mbështet programin “Sunshine Calls”, program i zhvilluar nga Factor Health në bashkëpunim me Universitetin e Teksasit.Ajo beson se ky program është një mënyrë premtuese për të përmirësuar shëndetin mendor./GazetaShneta/