Nganjëherë njohja me njerëz të huaj mund të na dërgoj në fillime të reja.
Një ditë para se vajza ime Nora, t’i bënte 4 vjec, kisha shkuar në kopsht për ta marrë atë, derisa ajo u drejtua drejt një parku, ku aty ishte duke ecur një njeri i moshuar.
Reagimi i saj ndaj njerëzve të moshuar ishte shumë i ëmbël, ajo i tha plakut:” Unë i dua njerëzit e moshuar sepse ata ecin ngadalë ashtu si unë, dhe ju keni një lëkurë të butë ashtu siç kam edhe unë”, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Normalisht se në fillim më dukej shumë e çuditshme ajo cfarë bëri vajza ime, por kur ne u kthyem në shtëpi ajo e postoj këtë thënje të saj në rrjetin social Facebook, dhe vërtet nuk e dija që ajo ishte ndikuar aq shumë nga një njeri i moshuar.
Derisa ajo po zgjedhte gjërat e nevojshme që ditëlindja e saj e 4-të të dukej sa më e bukur, ajo në listën e gjërave që kishte dashur të merrte në ditëlindje ishte po ashtu thënia “Përshëndetje njeri i moshuar”, por që tani ishte diçka shumë më e madhe, sepse kjo vajzë e vogël ftoj këtë person të panjohur në shtëpinë e saj.
Ndërsa prindërit nuk kishin si ta refuzonin dëshirën e vajzës së tyre, pasi ishte dita më e gëzuar e saj.
Ndërsa plaku me lot në sy shpjegoi se sa ditë e bukur ishte kjo kohë e shpenzuar me vajzën e vogël, dhe se nuk kishte përjetuar këtë gëzim për një kohë të gjatë.
Pasi që plaku nuk arriti të vinte në shtëpinë tonë, vajzës së vogël e quajtur Nora ju thye zemra, por vetëm për pak kohë, pasi ne zbuluam shtëpinë e plakut, dhe shkonim shpesh për ta vizituar.
Ndërsa tani ky njeri i moshuar pothuajse është bërë pjesë e familjes tonë, dhe kjo falë Norës së vogël. /Gazeta Shneta/