Një viktimë dhe 17 raste të reja pozitive me Covid-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2355 testime, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Sars-Cov-2 në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë ditës së djeshme poashtu është regjistruar një viktimë nga Covid-19.
86 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, derisa 562 është numri i rasteve aktive me këtë sëmundje.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme janë administruar 10185 doza të vaksinës kundër Covid-19. Numri i të vaksinuarve me dy doza ka arritur në 675,582 qytetarë. /Gazeta Shneta/