Hantavirus, është virusi tjetër i shfaqur në Kinë ku gjatë ditës së sotme është raportuar një i vdekur.
Këtë e ka raportuar të martën gazeta kineze, “Global Times”- një burrë nga provinca kineze Yunnan ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara prej ketij virusi, teksa ndodhej në autobus për në provincën Shandong.
Gazeta bën të ditur se të gjithë pasagjerët e autobusit janë testuar për këtë virus.
Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se hantavirusi përhapet kryesisht nga brejtësit. Infeksioni me hantavirus megjithatë mund t’i sëmurë njerëzit./Koha.net