28-vjeçarja nga Anglia nuk i ka larë flokët me shampo apo balsam për një vit, megjithatë i ka ato më shëndetshme se kurrë. Në vend të këtyre produkteve, 28-vjeçarja Kayleigh Conway ka përdorur mënyra alternative, si vezë apo sodë buke, dhe i ka zbutur me uthull molle dhe baltë. Pas një viti flokët e saj janë bërë më të shndritshëm dhe me më shumë volum.
Kayleigh ka shkruar në blogun ‘Blue Jeans White Tee’, se tashmë i lanë flokët një herë në 4 ditë më këto lloj maskash, duke kursyer kështu edhe mjaft të holla. Përdorimi i këtyre produkteve natyrale, sipas 28-vjeçares, e kanë ndihmuar atë të ketë flokë të dendur dhe më pak të yndyrshëm.
“Tani flokët e mia janë më të shëndetshëm se ndonjëherë. Janë më të shndritshëm, rriten edhe më shpejtë dhe kanë shumë volum”, u shpreh Kayleigh për “FEMAIL”.