Në ditën e enjte të javës së kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë ndodhur katër vdekje gjatë operacioneve.
Sipas raportimit të mediave, vdekjet kanë ndodhur në klinikën e Urologjisë, Kirurgjisë dhe Neurokirurgjisë.
Gazeta Shneta jozyrtarisht mëson se njëri nga të vdekurit, ka qenë punëtor i QKUK-së.
Ai i ishte nënshtruar operacionit për heqjen e gurëve në veshka në klinikën e Urologjisë, nga i cili nuk u zgjua më.
SHSKUK-ja nuk ka pranuar të flas për këtë rast derisa të marr raportin final nga komisionet e formuara për të hetuar shkaqet e vdekjeve.
Në anën tjetër, sipas raportimeve shkak i vdekjeve mendohet të ketë qenë një defekt në sistemin e gazit. /Gazeta Shneta/