Ju mund të mendoni se është e sigurt për të shkuar zbathur për t’a shpërlarë trupin pas ushtrimeve – por një njeri ka zbuluar pasojat shokuese të dushit dathur.
Djaloshi anonim nga Teksasi u prek nga një infeksion, i cili i hëngri lëkurën, pasi bëri dush dathur në palestër.
Përkundër sandaleve të zakonshme që përdorte kur bënte dush, një ditë ai harroi ato dhe vendosi të futej në dush gjithsesi shkruan DailyStar, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk shkoj gjatë derisa djalë vuri re një pikë në këmbën e tij, e cila u shndërrua në një lyth të lëkurës dhe pastaj filloi të përhapet.
Ai kontraktoi një infeksion të këmbëve të virusit papilloma të njeriut (HPV), por që kur ai po stërvitej për një maratonë, ai e injoroi problemin e tij për një gjysmë viti.
Ai tha: “Duke mos dashur të ndikoj në trajnimin tim, e lashë atë dhe u përpoqa ta trajtoja duke përdorur çdo ilaç që mund të gjeja në internet.”
“E kam provuar, lëkurën e bananeve, uthullin dhe trajtimet e acidit OTC, por pa sukses.”
Ai shtoi: “Bëni një nder veti, vishni sandale në çdo zonë publike ku ka ujë.”
“Gjëja e frikshme është, se virusi mund të jetojë për më shumë se dy vjet në sipërfaqe. Kujdesuni për këmbët tuaja që të mund të kujdeseni për shëndetin”.
Por ky djalë i pafat nuk është personi i vetëm që vuan nga bakteret që ushqehen me mish./Gazeta Shneta/