Njeriu që ka shpëtuar më shumë se 2 milionë bebe

2017-03-28 në ora 15:28

Dhënia e gjakut është një nga gjërat që shpëton jetën e dikujt, dhe një nga gjërat më fisnike që një njeri mund të bëjë

James Harrison e merr dhënien e gjakut shumë seriozisht, aq seriozisht saqë për 60 vite ai dhuron plazmë gjaku çdo javë, por ka diçka më të veçantë rreth asaj që rrjedh në venat e James-it.

Në vitin 1951, në moshën 14 vjeçare James kishte një operacion gjoksi ku hoqi një mushkëri, gjatë operacionit James ka pranuar 13 litra gjak që i kanë shpëtuar jetën. Kjo e inspiroi James-in që të dhurojë gjak.

Në vitet e 60ta ishte zbuluar se James kishte një antitrup të veçantë në gjakun e tij. Ai është përgjegjës për injeksionin Anti-D.

Ai punoi me doktorët që përdorën antitrupat e tij për të krijuar një injeksion. Ai injeksion deri më tani ka shpëtuar jetët e më shumë se 2 milionë bebeve.

Ky injeksion jetëshpëtues u jipet nënave që rrezikohen nga sulmi i një sëmundjeje që njihet si sëmundja Rhesus gjatë shtatzënisë.

Çdo pjesë e kësaj Antidote që është prodhuar në Australi, ka ardhur nga gjaku i James-it, vërtet një hero!