Një muaj mjalti i pafundmë, një dashuri e pafundmë, e një romancë që çdo ditë u sjell diçka të re.
Mark Anthony dhe Camille Dimson Villaflor, janë çifti i cili përmes fotografive ka dokumentuar muajin e tyre të mjaltit, i cili tani ka bërë 16 muaj, transmeton Gazeta Shneta.
Historia e tyre e dashurisë ka filluar në vitin 2009, e qysh atëherë çifti ishte i ‘çmendur’ pas aventurave të ndryshme nëpër botë.
Pas disa vitesh, ata menduan ta kalojnë diku muajin e mjaltit, por meqenëse nuk mund të vendosnin në cilin vend, ata vendosën të kalonin në disa vende nga pak, por megjithatë muaji i mjaltit nuk ka fund për ta.
Ata thonë se këta muaj që kanë kaluar të vetëm larg të gjithëve, në krah të njëri tjetrit, ka përtërirë dashurinë dhe ka sjell shkëndija më të mëdha dashurie midis tyre.
Çifti ka shpenzuar 50% të të ardhurave mujore në udhëtimin e tyre, thonë se shpenzojnë rreth 100 dollarë në ditë, ose 3,000 dollarë në muaj.
Deri tani, ata kanë qenë në SHBA, Kenia, Tanzani, Guatemala, El Salvador, Nikaragua, Kosta Rika, Panama, Kolumbi, Brazil dhe Ekuador. /Gazeta Shneta/