Paracetamoli apo ndryshe i njohur gjithashtu si acetaminofen është një ilaç i përdorur zakonisht që mund të ndihmojë në trajtimin e dhimbjes dhe uljen e temperaturës së lartë. Megjithëse, benefitet e tij janë të larta, ekzistojnë edhe disa efekte anësore të këtij qetësuesi.
Nga ekspertët shëndetësorë është bërë e ditur se doza e zakonshme për të rriturit është një ose dy tableta 500 mg deri në katër herë gjatë 24 orëve shkruan Express.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Në rast se, ju përdorni më shumë paracetamola në ditë, mund të rrezikoheni nga efektet anësore të tij.
Sipas NHS, ju nuk duhet të rrisni dozën ose të merrni një dozë të dyfishtë, nëse keni dhimbje të shumta.
Drugs.com thotë se duhet “të merrni ndihmë mjekësore urgjente” nëse vëreni ndonjë shenjë të një reaksioni alergjik ndaj paracetamolit.
Këto përfshijnë vështirësi në frymëmarrje dhe ënjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës ose fytit tuaj.
Tutje thuhet se ju duhet të “ndaloni përdorimin e këtij ilaçi dhe të telefononi menjëherë mjekun tuaj nëse keni një efekt anësor”.
Këto efekte mund të jenë temperaturë e ulët, dhimbje stomaku dhe humbje të oreksit.
Disa njerëz zbulojnë gjithashtu se kanë urinë të errët dhe zverdhje të lëkurës ose e syve.
Andaj, bëni kujdes me përdorimin e paracetemolit. Ndonëse është një nga medikamentet më të përdorura në jetën e përditshme, mbidoza e tepërt mund të sjell efekte anësore./Gazeta Shneta/