Një femër i kushton zgjedhjes së rrobave 37 minuta çdo ditë, por të brendshmet duket se nuk marrin as një minutë nga kjo kohë. Më shumë se 87% të femrave bëjnë zgjedhjet e gabuara kur vjen puna tek të brendshmet, ndaj Living po ndan me ju gabimet më të zakonshme në mënyrë që t’i ndreqni sa jeni në kohë.
1. Zgjidhni masën e gabuar të reçipetave
Në mënyrë që të vishni reçipetat e duhura duhet të masni bustin çdo 12 muaj pasi gjatë koësaj kohe ju mund të bini në peshë ose të fitoni kilogramë. Ndonëse mund të dini masën e gjoksit, veç kupës duhet të dini dhe perimetrin e bustit dhe gjatësinë e duhur të rripave sipas shpatullave.
2. Shtrëngoni rripat e reçipetave në mënyrë që t’ju rrinë më mirë
Nëse ju detyroheni t’i shtrëngoni tepër reçipetat, atëherë po vishni reçipetat e gabuara.
3. Sa shpesh duhet t’i lani reçipetat
Kur ishte hera e fundit që keni larë reçipetat? Një javë më parë? Një muaj, ndoshta? Reçipetat duhen larë çdo tre herë që ju i vishni.
4. Tharja
Për të brendshmet rekomandohet gjithmonë të thahen në temperaturë ambienti dhe jo në tharësen e lavatriçes, pasi gjatë këtij procesi mbathjet humbin elasticitetin dhe mund të prishen shumë më shpejt.
5. A duhet të flini me reçipeta
Të fjeturit apo jo me reçipeta është zgjidhja juaj, por sa më shumë mbështesni indet e gjirit , aq më lartë do të qëndrojë gjoksi. Rekomandohen reçipetat sportive në mënyrë që mos t’ju shtrengojnë tepër./noa.al/